Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, po tërheq sërish vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
E ndodhur në pushime me familjen, Luana nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit disa momente relaksuese, ku është shfaqur e veshur me bikini dhe në super formë.

Pamjet kanë marrë menjëherë një lum komentesh dhe pëlqimesh, duke dëshmuar edhe një herë se Vjollca mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuara në hapësirën mediatike shqiptare.

Me postime të kuruara dhe stilin e saj unik, Luana vazhdon të ruajë pozicionin e saj si një nga personazhet më të pëlqyera në estradën shqiptare, si në muzikë, ashtu edhe në televizion.









