Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka reaguar ashpër ndaj lajmeve të fundit që qarkulluan në mediat rozë, ku aludohej për një lidhje të re të saj.
Këngëtarja u fotografua gjatë pushimeve, duke kërcyer dhe shoqëruar me një mashkull misterioz, çka nxiti spekulime mbi një partner të ri.
Egli i ka mohuar këto zëra, duke theksuar se personi në fjalë është një mik i vjetër dhe se, edhe nëse do të kishte një lidhje, nuk do ta ekspozonte publikisht në atë mënyrë.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar ashpër përfshirjen e njerëzve të rrethit të saj shoqëror në thashethemet publike.
Postimi i plotë:
“Mirëmëngjesi sot popullit të nderuar të Shqipërisë.
E di që mbase do habiteni për këtë reagim, por ky reagim nuk është aspak për mua pasi unë me ju jam mësuar.
S’më bëni më asnjë përshtypje, as ju as niveli që posedoni. Ky reagim është vetëm për shkeljen e të drejtave të personave të dytë ose të tretë, dhe shpifjes.
Ju kam lënë jo vetëm dy ditët e fundit, por për nja 6-7 muaj të flisni çfarë t’ju dojë e zeza zemër (se nuk e keni të bardhë) për mua dhe nuk jam ndjerë.
A mund t’ju denoncoja? Patjetër. A mund t’ju a mbyllja gojën me një tek argument? Absolutisht.
A ja vlen t’i humbasësh sekondat dedikuar jo? Kategorikisht jo.
Ky reagim sot shkon vetëm për respekt të jetës dhe privatësisë së rrethit tim shoqëror, që nuk ju a ka fare, po fare ama për borxh.
Video-ja pasardhëse dhe gjithçka që do shihni, le të jetë për ju një mësim se si të masni pak më mirë tastierën e telefonit dhe gojën herën tjetër përpara se të na shtoni listën, se sigurt edhe me tim atë po të më shihni do shkruani, “Partneri i ri i Egli Takos +50 vjeç, ja se si e shkatërroi familjen”. Stop, mjaft është mjaft.
Ah dhe diçka mendoni se jam kaq e cekët sa t’ju dal kaq hapur me një partner, edhe nëse do kisha.
Kalo bukur shqipe”.








