Një dokumentar i sapo publikuar sjell një pasqyrë të ndjerë mbi jetën e Diogo Jotës dhe kuptimin e golit të tij të fundit ndaj rivalëve të përjetshëm, Evertonit, që u shndërrua në moment historik për Liverpoolin.
Jota, i cili tragjikisht humbi jetën në moshën 28-vjeçare, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, 25 vjeç, në një aksident automobilistik në veri të Spanjës më 3 korrik, kishte festuar vetëm tre muaj më parë me buzëqeshje të gjerë golin e tij në derbin e Merseyside.
Në dokumentarin ku ai rrëfen emocionet e asaj ndeshjeje të prillit, Jota thotë: “Ishte një sezon shumë i vështirë për mua, por gjithmonë isha aty duke luftuar. Munda ta ndihmoja ekipin atë ditë dhe jam krenar për atë që arrita.
“Është e vështirë ta përshkruash. Ky është ndjesi që kërkoj kur luaj futboll. Prandaj ia kushton gjithë jetën dhe të gjitha përpjekjet momenteve të tilla — kur mund të vendosësh fatin e një ndeshjeje të rëndësishme”.
Duke përshkruar emocionin e fitimit të Ligës Premier për herë të parë në karrierë, që e kishte ëndërruar që kur ishte fëmijë në Portugali, Jota shton: “Është diçka që as nuk mund ta imagjinoja kur isha i vogël. Doja të luaja në Premier League, por nuk e mendoja kurrë se do ta fitoja. Është një arritje e jashtëzakonshme për një djalë nga Gondomar që kishte vetëm këtë ëndërr”.
“Si sulmues, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të shënosh. Ndjenja është e pabesueshme. Ajo fitore na dha vrull, dhe në fund mund të thuhet se ishte një javë vendimtare”, thekson Jota.
Liverpooli ka konfirmuar se do ta nderojë Jotën me një skulpturë jashtë stadiumit “Anfield” dhe do të tërheqë fanellën e tij me numrin 20 nga përdorimi.
Ndërkohë, murale të shumta janë shfaqur në mbarë zonën e Merseyside, si një homazh i përhershëm për yllin portugez dhe kontributin e tij të paharrueshëm te klubi.






