Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kafe.
Burimet kanë bërë të ditur se viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan.
I dyshuari për vrasjen e tyre është është Mefail Shkodra, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku konfirmoj vdekjen e dy personave dhe njoftoj se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.










