spot_img
spot_img
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

Makineria e vdekjes së Putinit përpin 33 mijë ushtarë – dhe kërkon më shumë

Ndërkohë që Kremlini i jep botës sinjale se është i gatshëm të dëgjojë nismën për paqe të ish-presidentit amerikan Donald Trump, në terren makineria e vdekjes e Putinit vazhdon të funksionojë pa ndërprerje.

Sipas të dhënave nga pala ukrainase, vetëm gjatë muajit të kaluar ushtria ruse ka humbur mbi 33.000 ushtarë – një prej muajve më vdekjeprurës që nga fillimi i pushtimit.

Vetëm në një operacion special në rajonin e Sumyt, sipas inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR), janë vrarë 334 ushtarë rusë dhe mbi 550 janë plagosur. Megjithëse këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi video të operacionit në platformën Telegram.

Image

Pamje ajrore nga një zonë e goditur në rajonin Sumy, sipas burimeve ukrainase

Putini përgjigjet me më shumë luftë:

Mobilizon 9000 rekrutë në muaj, synon 10 divizione të reja

Sipas komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyj, Rusia vazhdon të mobilizojë afro 9000 luftëtarë të rinj çdo muaj. Qëllimi i saj: të krijojë 10 divizione të reja deri në fund të vitit 2025.

Image

Sipas HUR, pamjet tregojnë njësinë speciale ukrainase “Tymur” duke vepruar pas vijave të frontit rus

Që nga fillimi i luftës, Rusia ka dyfishuar kapacitetin strukturor të ushtrisë: nga 12 divizione në 2022 në 25 të planifikuara deri në fund të këtij viti. Megjithatë, sipas ekspertëve, këto njësi shpesh janë të papajisura mirë dhe ushtarët nuk kanë trajnim të mjaftueshëm.

“Tufa të papërgatitura” në vend të forcave të organizuara

Eksperti i sigurisë dhe politikës ushtarake, Christian Mölling, thekson se divizionet ruse aktualisht nuk kanë aftësinë për të ndërmarrë operacione të mëdha.
“Në vend të një drejtimi kompleks operacional, shohim valë të njerëzve të dërguar në vdekje pa kuptim,” deklaron Mölling. “Forcat ruse janë bërë tufa të paorganizuara që vrapojnë drejt objektivave pa trajnim dhe pa drejtim.”

Sipas tij, risi e vërtetë do të ishte vetëm nëse 9000 ushtarët e rinj do të trajnoheshin mirë dhe nëse do të krijohej një strukturë komandimi funksionale mbi nivelin e rekrutëve.

Image

Automjeti i këmbësorisë goditet dhe shpërthen në flakë

Epërsia numerike e Rusisë sfidë për Ukrainën

Syrskyj pranon se epërsia e Rusisë në numër personeli mbetet një problem për Ukrainën. Si kundërpërgjigje, ai thekson se mobilizimi duhet të vazhdojë, ashtu si edhe trajnimet intensive dhe përforcimi i komponentëve pa pilot në front, me më shumë dronë si pjesë e taktikave të luftës.

Kush është Christian Mölling?

Christian Mölling është ekspert i njohur për siguri dhe politikë ndërkombëtare. Nga prilli 2025, ai është këshilltar pranë European Policy Centre (EPC) në Bruksel. Më parë ka qenë zëvendësdrejtor i Shoqatës Gjermane për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe ka udhëhequr qendrën për siguri dhe mbrojtje si dhe programin “E ardhmja e Evropës” të Fondacionit Bertelsmann.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit