Një muaj paraburgim ndaj kolonelit Krasniqi dhe tre të tjerëve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve në rastin e dyshimeve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi.

Ndër të arrestuarit është edhe ish-drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, aktualisht zyrtar policor.

Kjo masë u mor për të siguruar rrjedhën e papenguar të hetimeve dhe për të parandaluar presionin mbi dëshmitarët apo manipulimin e provave.

Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi dyshohen për tri vepra penale.

Sipas Prokurorisë, ata kanë detyruar me kanosje një person, të dëmtuarin E.M., të heqë dorë nga një pronë me vlerë të madhe, në favor të Ramadan Paçarizit, i cili e ka blerë pronën për një shumë më të ulët se çmimi i tregut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit