“106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme”


Organizatat e dala nga lufta gjatë ditës së nesërme do të organizojnë protestë kundër Gjykatës Speciale.

Lidhur me protestën e nesërme ka folur edhe Hysni Gucati- kreu i kësaj organizate.

Ai tha se në Prishtinë do të vijnë 106 autobusë për protestën e nesërme.

”106 autobusë janë që do të vijnë nga qytetet e ndryshme të Kosovës. Po kemi marrë informata që do të vijnë protestues edhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut”, ka thënë ai.

Protesta nis nga ora 17:00 në sheshin ”Skëndërbeu”.

Gucati tha se për protestën e nesërme kanë marrë përkrahje nga të gjitha partitë politike pos LVV-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit