spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Dodikut i hiqet mandati si President i Republikës Sërpska

Në seancën e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodikut iu hoq mandati si President i Republika Sërpska. Ky vendim u miratua unanimisht.

Mbrojtja e Dodikut ka të drejtë të apelojë këtë vendim në Divizionin e Apelit të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës, i cili shqyrton ankesat zgjedhore. Pas përfundimit të procesit të apelimit, vendimi do të jetë përfundimtar.

Një ankesë mund të paraqitet brenda dy ditëve nga marrja e vendimit.

Pas formës së prerë të vendimit të sotëm, KQZ-ja do të marrë vendim për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, raportojnë mediat boshnjake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit