Një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që ka shpërthyer në rajonin Aude në Francën jugore, kanë bërë të ditur autoritetet lokale të mërkurën.
Prefektura e Aude ka njoftuar se zjarri po përparon “shumë shpejt”, ndërsa 1,820 zjarrfikës janë angazhuar për të vënë nën kontroll flakët.
Rreth 2,500 familje në zonën e prekur janë aktualisht pa energji elektrike, sipas njoftimit të prefekturës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shkruar në X të martën në mbrëmje se të gjitha burimet e qeverisë janë mobilizuar për të luftuar zjarrin dhe për të ofruar ndihmë në këtë situatë kritike.








