Quhet Justyna Gradek dhe është emri që po tund rrjetin pas një detaji që nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve: Finem ka postuar një foto me të, ndërsa ajo shihej me një varëse me shkronjën “F” në qafë. Koincidencë? Apo një sinjal i qartë për atë që po ndodh mes tyre?
Modelja polake me mbi 1 milion ndjekës në Instagram nuk është e panjohur për botën e luksit. E nisi si ring girl, më pas pozoi për marka lingerie dhe revista për meshkuj, por kulmin e vëmendjes e arriti kur u shfaq në krah të stilistit të famshëm Philipp Plein. Lidhja u përfol shumë, por edhe përfundoi me zhurmë – sipas mediave, ai i dha fund marrëdhënies sepse ajo bleu një çantë të një marke rivale. Jepi dramë, jepi stil.
Pas kësaj, Justyna nisi një tjetër kapitull: sipërmarrëse. Ajo lançoi linjën e saj të cigareve elektronike dhe hapi një klinikë estetike luksoze në Łódź, ndërsa në Instagram kultivoi imazhin e një “boss lady” moderne që përzien glamurin me ambicien.
Sipas vlerësimeve të fundit, pasuria e saj neto shkon deri në 500 mijë dollarë, ndërsa vetëm nga bashkëpunimet në Instagram fiton mbi 3 mijë dollarë në muaj.
E tani, me një foto të postuar nga vetë Finem dhe një varëse me inicialin e tij në qafën e saj, fansat po pyesin: është ky zyrtarizimi më i heshtur në historinë e lidhjeve shqiptare? Apo thjesht një provokim strategjik?









