Njësiti i Hetimeve të stacionit policor Veriu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë publike një kërkesë për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të vjedhjes.
Policia ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët që kanë informacion të mundshëm për identitetin apo vendndodhjen e tij, të lajmërohen sa më parë.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.








