Artistja shqiptare Egli Tako ka nisur me shumë energji sezonin veror, duke mbajtur një sërë koncertesh në mbrëmje të hapura, ku nuk kanë munguar performancat e zjarrta dhe paraqitjet e kuruara deri në detaj.
Mirëpo, gjatë një koncerti të mbajtur disa net më parë, këngëtarja pësoi një incident të vogël në skenë, teksa po kërcente me shumë energji përballë publikut.
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, Egli shihet e veshur me një minifund provokues, i cili gjatë një lëvizjeje zbuluese, i zbulon të brendshmet për disa çaste.
Megjithatë, artistja e kaloi momentin me sportivitet, duke mos u ndalur në performancë dhe duke buzëqeshur përballë reagimeve të publikut, i cili e përkrahu me duartrokitje dhe brohoritje.









