spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Vuçiq “vajton” për Kosovën, thotë se komunat në Veri “po udhëheqin nga okupatorët me disa shërbëtorë serbë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka adresuar kritika ndaj bashkësisë ndërkombëtare për siç thotë ai “padrejtësitë ndaj Serbisë”.

Gjatë një fjalimi, Vuçiq theksoi se “Serbia më 1999 u bombardua pa vendim të OKB-së”, derisa shtoi “na morën 14% të territorit”.

Teksa foli për operacionin “Stuhia” në Kroaci, vendimtar për çlirimin kroat – Vuçiq vajtoi për Kosovën, ndonëse aktivisht ideja serbe për “Botën Serbe”, proklamohet.

Duke folur për Kosovën ai përdori gjuhën e njohur të tij, duke thënë se komunat e veriut në Kosovë “janë të pushtuara”, dhe po udhëhiqen nga “okupatorët”.

Akuzoi rëndë serbët që punojnë aty, duke i quajtur si “shërbëtorë”, ka raportuar “Kossev”.

“Dy vjet e gjysmë më parë patëm zgjedhje në veri të Kosovës dhe ata i njohën zgjedhjet me pjesëmarrje prej 2.5 përqind. Dhe kjo ishte sundimi i ligjit dhe demokracia”, propagandoi Vuçiq.

“Këta janë ata që kanë shpirtra skllevër, që u pëlqen t’u shërbejnë të tjerëve. Që do të hiqnin dorë nga besimi, populli dhe shteti i tyre për hir të pjesëmarrjes në një ballo”, thotë ai. “Shumica nuk do të jenë shërbëtorë në fund të fundit. Ata duan lirinë e tyre”.

Vuçiq përballet me pakënaqësi të brendshme për shkak të korrupsionit dhe nivelit të autoritarizmit, por ai në publik me tone nacionaliste flet për “aspirata historike e fetare ndaj Kosovës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit