spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Bytyçi tregon prapaskenat e bisedës Vuçiq – Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, në të cilën, siç njoftoi ai vetë, ka ripërsëritur rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka dënuar “çdo veprim të njëanshëm që mund ta dëmtojë atë”.

Por sipas analistit dhe profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, dr. Enver Bytyçi, kjo deklaratë e Macron nuk është thjesht një shprehje rutinë diplomatike.

Në një prononcim ai thekson se pas këtij qëndrimi fshihet një hall i madh i Beogradit.

“Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në deklaratën e tij thuhet se “Përsërita rëndësinë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës dhe dënimin tonë të çdo veprimi të njëanshëm që mund ta dëmtojë atë”.

Nga kjo deklaratë e tij duket qartë se Vuçiq i është ankuar homologut të tij francez se “aktorë dhe faktorë të tjerë po punojnë për devijimin dhe mbylljen e dialogut”! Me siguri kanë parasysh faktorin amerikan nën lidershipin e Donald Trump. Nëse Macron përdor fjalën “dëmtim i dialogut”, kjo vlen për Beogradin, i cili e ka dëmtuar këtë dialog që në vitin 2011, kur ai nisi si proces për të ashtuquajturat “bisedime teknike”!”, ka thënë Bytyçi.

Ai kujton se qysh në fillim të procesit, Beogradi i ka bërë presion komunitetit ndërkombëtar që dialogu të zhvillohet në trajtën e “bisedimeve teknike”, duke injoruar faktin se më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte legjitimuar pavarësinë e Kosovës si të përputhshme me të drejtën ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244.

“Nëse Macron përdor fjalën “dëmtim i dialogut”, kjo vlen për Beogradin, i cili e ka dëmtuar këtë dialog që në vitin 2011, kur ai nisi si proces për të ashtuquajturat “bisedime teknike”! Dëmi më i madh ishte, se u shkel vendimi i Këshillit të Sigurimit dhe OKB-së, të cilët patën parashikuar një “dialog teknik”! Dhe kjo ndodhi nën presionin e Beogradit, me qëllim zhvleftësimin e statusit të pavarësisë së vendit, edhe pse më 22 korrik 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte njohur legjitimitetin e kësaj pavarësie, të bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe në Rezolutën 1244”, shprehet Bytyçi.

Sipas tij, deklarata e fundit e Macron vërteton atë që e kishte thënë më parë në një emision televiziv në Tiranë: “Dialogu me Serbinë ka marrë fund. Zgjidhja tashmë është në tavolinë dhe e diktuar në formën e një ultimatumi: Merre ose lëre!”

“Tani, presidenti i Serbisë dhe ai i Francës shfaqen të shqetësuar se “po dëmtohet ky dialog” dhe se ata “i dënojnë këto përpjekje”! Kjo deklaratë e Macron zbulon atë që thashë në një ekran televiziv të Tiranës, se “Dialogu me Serbinë ka marrë fund, zgjidhja tashmë është në tavolinë dhe e diktuar me kërkesën ultimative “Merre ose lëre”! Që do të thotë se Vuçiq e ka marrë këtë ultimatum dhe duhet të njohë pa dialog dhe pa kushte pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj shtetëror!””, nënvizon ai.

“Në momentin që do të ndodhë kjo, kritikët e Albin Kurtit, që de facto e bllokoi këtë dialog, duhet të gjejnë ndonjë vrimë që të futen! Ndonëse kanë një mundësi: – Të dalin në publik e të kërkojnë ndjesë për shkopinjtë nën rrota që ata i kanë vënë qëndrimeve dinjitoze të kryeministrit të Kosovës!”, përfundoi Bytyçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit