spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Gjermania forcon vijën e parë të frontit në Ukrainë me sistemet Patriot

Gjermania ka njoftuar se do të dërgojë brenda dy deri në tre muajve të ardhshëm bateri të reja Patriot për Ukrainën, duke përfshirë lëshues shtesë të sistemit, si pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, bëri të ditur ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius.

Sipas deklaratës së ministrit: “Ky angazhim nga pala amerikane është aty… Prandaj, Gjermania mund ta mbështesë Ukrainën fillimisht me lëshues dhe më pas me komponentë shtesë të sistemit Patriot.”

Ai shtoi se kjo nismë konfirmon rolin e Gjermanisë si mbështetësja më e fortë e Ukrainës në fushën e mbrojtjes ajrore.

Ky vendim vjen në kohën kur sulmet ajrore ruse janë intensifikuar, dërguar Ukrainën në kërkim të sistemeve të mbrojtjes ajrore si Patriot, që kanë treguar efikasitet në neutralizimin e raketave balistike ruse.

Nga ana tjetër, SHBA-ja ka riorganizuar planin e dërgimit të armatimit, duke i prioritizuar sistemet Patriot për Gjermaninë, që më pas do t’ia transferojë Ukrainës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit