spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Trump: Lufta në Ukrainë është e Bidenit, jo e imja

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për shpërthimin e luftës në Ukrainë dhe për mënyrën se si është menaxhuar kriza me Rusinë.

Në një prononcim të fundit për mediat, Trump tha se konflikti mund të ishte shmangur plotësisht po të ishte ai ende në detyrë.

“Kjo është lufta e Joe Bidenit. Jo e imja. Gjatë katër viteve të presidencës sime, kjo çështje nuk u diskutua asnjëherë me seriozitet. Presidenti rus, Vladimir Putin nuk kishte ndërmend të hynte në Ukrainë,” deklaroi Trump.

Ai e cilësoi luftën si një tragjedi që duhet të marrë fund sa më parë, duke theksuar se zgjatja e konfliktit po i sjell pasoja të rënda jo vetëm Evropës Lindore, por gjithë botës.

Kujtojmë se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, një veprim që ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha gjeopolitike në dekadat e fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit