Gucati: Po i del faqja e zezë Gjykatës Speciale, janë zbuluar duke bashkëpunuar me armatën e Serbisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është shprehur i shqetësuar me veprimin e Gjykatës Speciale, e cila ka pranuar prova nga MUP-i serb në procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka vlerësuar se kjo ia faqen e zezë Gjykatës Speciale.

Ai ka kërkuar që institucionet e Kosovës të marrin masa ndaj kësaj gjykate.

“Shqetësues ky rasti i fundit, që Gjykata Speciale ka marrë prova të reja nga MUP-i serbë. Kjo është e papranueshme dhe e dënueshme. Tash po i del faqja e zezë Gjykatës Speciale sepse e ka zbuluar veten se janë duke bashkëpunuar me gjykatat serbe sidomos me armatën e Serbisë që ka bërë gjenocid në Kosovë. Është mirë që institucionet vendore dhe ndërkombëtare të marrin masa ndaj kësaj gjykate që t’i tërhiqet vërejta që kjo gjykatë të mos punojë me prova serbe”, ka thënë Gucati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit