spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Ngjyrosja e Skënderbeut, ja çka thotë kryetari i Prizrenit

Në Prizren ngjallur debat lyerja me ngjyrë ari e përkrenares dhe shpatës së shtatores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës, Shaqir Totaj.

“Në lidhje me interesimin e madh mediatik që ka ngjallur lyerja me ngjyrë ari e përkrenares dhe shpatës së shtatores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Prizren, njoftojmë opinionin publik se:

  • Ky veprim nuk është pjesë e asnjë procesi zyrtar restaurimi të miratuar nga komuna apo ndonjë institucion tjetër kompetent, sipas njohurive që kemi. Nuk ka pasur asnjë vendim institucional për ndryshimin e pamjes së monumentit.
  • Nga të dhënat paraprake, ky veprim është kryer pa autorizimin e komunës dhe nuk ka pasur asnjë njoftim apo kërkesë për leje në lidhje me këtë ndërhyrje.
  • Komuna e konsideron këtë akt si ndërhyrje të paautorizuar dhe është e papranueshme.
    Gjithashtu, organet kompetente, përkatësisht Policia e Kosovës, është duke zhvilluar hetime për këtë rast.
    Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është figurë emblematike e kombit shqiptar dhe çdo ndërhyrje mbi monumentet që mbajnë figurën e tij duhet të bëhen vetëm përmes rrugëve institucionale, me transparencë dhe respekt maksimal ndaj simbolikës që përfaqëson.

Komuna e Prizrenit është e përkushtuar në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të qytetit dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për ta garantuar mbrojtjen e tyre”, shkruan Totaj në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit