Një avion i kompanisë Delta Air Lines, që udhëtonte nga Salt Lake City drejt Amsterdamit, është devijuar pas përballjes me turbulenca të konsiderueshme gjatë fluturimit.
Si pasojë e turbulencave, 25 persona janë shtruar në spital për vlerësim mjekësor.
Fluturimi DL56, i operuar me avionin Airbus A330-900, u detyrua të devijonte për në Aeroportin Ndërkombëtar të Minneapolis-Saint Paul, ku u ul në mënyrë të sigurt.
Në bord ndodheshin 275 pasagjerë dhe 13 anëtarë ekuipazhi.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen e shërbimeve të emergjencës. Siguria është vlera jonë numër një,”, thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë Delta.












