spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

“Ka punu jashtë normales”, flet eksluzivisht familjari i mërgimtarit që vdiq tragjikisht: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë

I është dhënë sot lamtumira e fundit 35-vjeçarit, Rrahim Latifi, i cili vdiq tragjikisht të dielën pasi u hodh nga ura e Liqenit të Ujmanit, e që u gjet dje pas kërkimeve të vazhdueshme të organeve të rendit.

Për tashmë të ndjerin ka folur eksluzivisht djali i axhës, Rrahman Latifi, i cili tha se lajmin e kishin marr vesh nga portalet teksa ndodheshin në fshat.

“Lajmin e kemi marr vesh përmes portaleve. Kemi qenë në fshat kur na ka ardhë lajmi që një person me emrin Rrahim Latifi është zhdukur në Liqenin e Ujmanit, më shumë ne nuk kemi pas informatë. Rrahimi atë ditë ka qenë me disa dajë të tij”, tha ai.

Ky i fundit tregoi edhe për lidhjen e ngushtë që e kishin me të ndjerin, teksa tregoi se për herë të fundit e kishte takuar të premtën.

Rrahman Latifi tha se Rrahimi kishte synime për të ardhmen, teksa e përshkruajti si një njeri pozotiv e shumë punëtor.

“Rrahimi ka qenë gjithmonë i buzëqeshur. Gjithë kohën ka qenë njeri pozitiv, ka mendu veç për të ardhmën. Ka punuar edhe jashtë normales, ka pas qejf shumë veç me ec përpara.

“S’ka qenë i martuar. Unë me të herën e fundit jam takuar të premtën. Shumë ka pas qejf me ardhë [në Kosovë]”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit