spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Aksident i rëndë në autostradën Maribor-Lubjanë, raportohet për pesë të vdekur

Pesë të vdekur dhe një person i lënduar janë bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë në autostradën Maribor – Lubjanë të Sllovenisë.

Sipas mediave të huaja, një furgon me shtetas të huaj përplasi një kamion të ndaluar në kolonë, duke shkaktuar këtë tragjedi.

Aksidenti ndodhi pak para orës 10:30 pranë daljes Slovenske Konjice.

Për shkak të ngjarjes, autostrada është mbyllur plotësisht në drejtim të Lubjanës, ndërsa janë krijuar kolona edhe në drejtim të Mariborit.

Policia vendase ka thënë se do të japë më shumë informacion në një konferencë për shtyp në orët e pasdites.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit