spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Roja alarmon: Serbët hedhin tela të rrymës në Ujman, mund të vdesësh sapo futesh në ujë

Lidhur me rastin tragjik të mbytjes së mërgimtarit, Rrahim Latifi, në liqenin e Ujmanit, ka folur Kryetari i Federatës së Peshkatarëve të Kosovës, Milaim Vitija.

Ai në emisionin “Kosova Today’’ ka ngritur shqetësime për sigurinë në këtë liqen, duke thënë se noti është i ndaluar në çdo liqen në Kosovë.

“Po të më pyeste dikush mua, asnjë njeri s’do ta lija të lahej atje. Temperatura është mbi 40 gradë jashtë dhe kur hyn menjëherë në ujë të ftohtë, trupi pëson ngerç dhe mund të mbytesh në pak sekonda”, ka thënë ai.

Por paralajmërimi më shqetësues nga Vitija lidhet me rreziqe të tjera, të cilat potencialisht, siç thotë ai, mund të jenë vdekjeprurëse.

“Para dy javësh kemi ndërmarrë një aksion për largimin e motorëve me benzinë që i përdorin serbët atje – rreth 70 anije. Aty kam gjetur edhe tela të rrymës që vijnë nga vilat e serbëve në ujë. Në momentin që ndizet agregati i ndonjërit prej tyre, nëse je brenda në ujë, të mbyt rryma”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit