spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Pamje të frikshme nga Rusia, ekipi mjekësor nuk ndërpret operacionin gjatë tërmetit 8.8 ballë (Video)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë ka goditur Lindjen e Largët të Rusisë.

Pamjet e kamerave të sigurisë të regjistruara në Qendrën e Onkologjisë në Kamchatka kanë kapur momentin kur një dridhje me magnitudë 8.8 goditi gjatë një operacioni kirurgjikal.

Pavarësisht dridhjeve të dukshme dhe rrezikut të qartë, ekipi mjekësor mbeti i qetë dhe refuzoi të largohej nga salla e operacionit, sipas një videoje dramatike të ndarë nga Ministri i Shëndetësisë i Kamchatkas, Oleg Melnikov.

“Pavarësisht rrezikut, mjekët qëndruan me pacientin”, shkroi Melnikov në kanalin e tij zyrtar në Telegram.

“Për momentin, pacienti është mirë. I admiroj dhe i falënderoj specialistët tanë për profesionalizmin dhe qëndrueshmërinë e tyre nën stres.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit