Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë javë në një ndeshje bejsbolli në Amerikë, teksa dy tifozë janë filmuar teksa kryenin një akt seksual, të pashqetësuar nga askush në tribunat e “Yankee Stadium” gjatë një ndeshje, edhe pse të rrethuar nga tifozë të tjerë.
Pamjet, të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale të dielën në darkë, tregojnë një çift, me një tifoz që mban veshur fanellën e Filadelfias, duke kryer seks oral te partnerja e tij, ndërsa janë të ulur në tribunë dhe me shumë tifozë pranë tyre që mund të shihnin gjithçka.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete social edhe në mediat kryesore në SHBA, pasi mendohet se i përkasin ndeshjes që Filadelfia ka zhvilluar në stadiumin e Nju Jorkut gjatë fundjavës.






