Ambasada e Shqipërisë në Tokio ka lëshuar një njoftim me rëndësi për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Japoni, pas alarmit për cunam që është lëshuar nga autoritetet japoneze pas një tërmeti.
Përmes një postimi në rrjetin zyrtar në Facebook, ambasada shqiptare u bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të ndjekin me kujdes udhëzimet e autoriteteve lokale.
“Në vijim të paralajmërimeve të autoriteteve japoneze për tsunami në disa rajone të vendit, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në njoftim.








