Sindikata e ATK-së: Deklaratat e Muratit për rritje pagash prej 110 eurosh janë të pavërteta

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se pagat e shërbyesve publikë janë rritur për 110 euro nga ky muaj – dy herë nga 55 euro, në janar dhe tash nga gushti.

Sipas Sindikatës, këto deklarata janë të pasakta dhe nuk përputhen me realitetin, pasi shumica e punonjësve të ATK-së, institucion që – siç theksohet – “e mbush arkën e shtetit”, nuk kanë përfituar asnjë cent rritje gjatë mandatit të kësaj qeverie.

“Nuk është e vërtetë që të gjithë shërbyesve publikë u është rritur paga. Në fakt, në ATK vetëm një pjesë e vogël ka përfituar, ndërsa pjesa dërrmuese e stafit nuk ka marrë asnjë rritje,” thuhet në reagim.

Sindikatës i ka shprehur zhgënjimin e thellë edhe për mosrealizimin e premtimit të ministrit Murati për nënshkrimin e rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, e cila, sipas tyre, që nga shkurti i vitit 2024 ka mbetur në sirtarët e Ministrisë së Financave.

“Ky neglizhim i stafit të ATK-së nga ana e ministrit është i pakuptueshëm dhe ka krijuar zhgënjim të thellë te punëtorët,” thuhet më tej.

Sipas Sindikatës, mungesa e kësaj rregulloreje ka ndikuar që angazhimi i stafit të mos vlerësohet, pavarësisht vëllimit të madh të punës, duke sjellë dorëheqje të shumta të punëtorëve të kualifikuar. Si rezultat, numri i zyrtarëve ka pësuar rënie të ndjeshme – nga mbi 850 sa ishin, tani ka zbritur nën 700, përfshirë edhe rastet e pensionimit.

Sindikatës ka bërë të ditur se është e gatshme të publikojë dëshmi për të mbështetur pretendimet e saj. “Mund të ofrojmë para mediave të dhëna konkrete për pagat para dhe pas deklarimeve për rritje, për të dëshmuar se rritja e përfolur nuk është aplikuar për shumicën”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit