Avokati Naim Rudari, në një reagim të publikuar nw ‘Facebook’, ka bërë të ditur se disa persona të përfshirë në rastin e koduar “Bajnska” janë kallëzuar penalisht për vepra të ndryshme penale.
“Lidhur me rastin e koduar ‘BAJNSKA’ jemi detyruar që disa persona t’i kallzojmë penalisht të cilët kanë kryer disa vepra penale”, ka shkruar Rudari.
Ai ka theksuar se më 22 dhe 24 korrik 2025, në gjykatë janë ftuar si dëshmitarë dy persona që, sipas tij, kishin parë dhe mësuar shumë për rastin dhe anëtarët e grupit terrorist.
Por, sipas Rudarit, këta persona jo vetëm që kishin ndihmuar grupin terrorist të strehohej në hotelin “Rajnska Banja” në Bajnskë, por edhe kishin planifikuar t’i maskonin si punëtorë të hotelit për të shmangur arrestimin.
“Ata, përveç se kishin ndihmuar grupin terrorist që të strehohen në hotelin Rajnska Banja në fshatin Bajnskë, kishin premtuar se personat e armatosur (terroristët) do t’i evidentojnë si punëtorë të hotelit për t’i maskuar që mos të arrestohen, i kanë lejuar që të u japin ndihmë të plagosurve në hotel e më pas duke i zhveshur uniformat për t’i ndërruar me rroba civile ua kanë mundësuar largimin nga fshati Bajnskë, kështu këta ‘dëshmitarë’ kanë vendosur edhe në gjykim të DEKLAROJNË RREJSHËM duke mbrojtur kriminelët me dëshminë e tyre e duke u munduar që të mohojnë ato që kishin deklaruar me parë”, ka theksuar ai.
Postimi i plotë:









