Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas postimit të avokatit të Vetëvendosjes, Tomë Gashi, i cili pyeti “a po shkojmë në zgjedhje”, pasi FSK shkoi në veri të vendit për të ndihmuar në gjetjen e trupit të një 30 vjeçari që ka rënë në Ujman.
Deliu në një shkrim në Facebook ka thënë se është e turpshme që dikush ndërton përfitime politike mbi tragjedi personale.
“Sa të gërrditshëm!
Fortë e turpshme që dikush zgjedh të ndërtojë përfitime politike mbi tragjedi personale.
Secili kufi moral në këte shoqëri është tejkaluar.
Dhimbjes së familjes i duhet respekt, jo instrumentalizim. Sa keq!” – ka shkruar ajo.









