spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

“Përdori thikën e bukës mbi 50 herë për t’i marrë jetën gruas”-Rrëfimi prej 7 orësh i vrasësit të 52-vjeçares në Pogradec

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku një 31 vjeçar vrau partneren e tij 52-vjeçare.

Autori ka përdorur thikën e buke mbi 50 herë për t’i marrë jetën gruas. Pas ngjarjes, ai ka pastruar gjakun dhe i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur provat.

Pas shoqërimit në polici, 31-vjeçari ka mohuar të vërtetën.

Ai ka deklaruar se me viktimën ishte prej tre vitesh i lidhur. “Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës”-ka deklaruar ai.

Autori pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë në Korçë dhe kur u kthye në Pogradec mësoi se partnerja kishte vdekur.

Pas 7 orësh pyetje ku u ballafaqua dhe me provat që ka në dorë policia, ai pranoi disa episode por jo vrasjen.

“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”-ka deklaruar ai.

Pas ballafaqimit me pamjet filmike, dëmtimet qe dhe autori ka marre gjatë përleshjes dhe eksperimentin hetimor të kryer në vendngjarje, 31 vjeçari u thye duke shprehur pendesë dhe pranoi autorësinë e vrasjes para grupit hetimor.

Sipas tij, 52 vjeçarja ishte e alkoolizuar dhe se kohët e fundit ishte bërë agresive dhe e dhunonte.

Edhe vetë autorit të ngjarjes do t’i kryhet një vlerësim psikologjik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit