Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për mohimin e urisë në Gaza, një hap që jep shpresë për fillimin e furnizimeve me ndihma.
Lidhur me këtë deklaratë, ish-ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Peter Westmacott, ka thënë se imazhet e fëmijëve të uritur në Gaza duket se kanë pasur një ndikim të fuqishëm edhe te Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Ajo që kemi parë në ditët e fundit kanë qenë këto fotografi të fëmijëve të kequshqyer dhe të uritur. Dhe kjo duket se i ka prekur mendjen Presidentit Trump”, i tha ai për CNN.






