spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Trump dhe Starmer alarmojnë për Gazën: Situata katastrofike, fëmijët të uritur

Gjatë një deklarate për gazetarët para takimit me liderin britanik Keir Starmer, presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi marrëdhënien SHBA–Britani si “të pakrahasueshme”, por theksoi se një nga temat kryesore të takimit të tij me Starmer është situata në Gaza.

“Ne kemi dhënë shumë para dhe ushqim për Gazën,” deklaroi Trump, duke shtuar se një pjesë e madhe e ndihmës është vjedhur nga Hamasi, ndërsa më tej ka thënë se “jemi shumë të përfshirë dhe kjo është një nga arsyet kryesore të takimit tonë.”

Sipas BBC, Trump theksoi gjithashtu se “ka shumë njerëz që po vdesin nga uria” në Gaza dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të rrisin përfshirjen e tyre: “Vendet e tjera duhet të marrin përgjegjësi,” është shprehur ai, duke shtuar se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i kishte premtuar se vendet evropiane do të “rrisin ndihmën në mënyrë domethënëse.”

Ndërkohë, i pyetur nëse pajtohej me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili mohon që në Gaza ka uri ekstreme, Trump tha: “Nëse bazohemi në pamjet televizive, nuk do të thosha se nuk ka uri, sepse ata fëmijë duken shumë të uritur.”

Në anën tjetër, kryeministri britanik Keir Starmer, i pranishëm në konferencë, ka ndërhyrë për të theksuar situatën e rëndë: “Kjo është një krizë humanitare. Është një katastrofë e vërtetë. Mendoj se njerëzit në Britani ndihen të tmerruar kur shohin çfarë ndodh në ekranet e tyre.”

Starmer tutje ka shtuar se objektivi i tyre është arritja e një armëpushimi dhe falënderoi SHBA-në për lidershipin në këtë drejtim. Ai theksoi se Britania po bashkëpunon me Jordaninë për të realizuar hedhje direkte të ndihmave ajrore në Gaza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit