Organizata e Veteranëve të Luftës do të organizojë protestë më 7 gusht kundër Gjykatës Speciale të Hagës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
“Do të protestojmë kundër Dhomave të Specializuara që po shkelin gjithë të drejtat janë dy raste që gjykata po përdor njerëz për të ndikuar në proces duke përgjuar shokët tanë”, tha Gucati.






