Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të PDK-së për të zyrtarizuar Petrit Hajdarin si kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Lladrovci ka shprehur falënderim dhe mirënjohje publike për të gjithë ata që i qëndruan pranë në këtë periudhë dhe e kanë përkrahur.
Ai po ashtu kërkoi falje ndaj mediave që nuk ka mundur të japë deklarata pas vendimit të partisë.
“E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e komunës së Drenasit por gjithandej trojeve shqiptare”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.










