spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Gjykata vendos ndaj Llunes dhe të tjerëve për sulmin në zyret e KKZ-së në Mitrovicën Veriore

Është mbajtur gjykimi ndaj të akuzuarve Millun Millenkoviq, i njohur si “Llune” dhe ish-policëve Aleksandar Vllajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq.

Të pandehurit e ngarkuar për kryerjen e veprave penale terroriste po akuzohen për sulmin me granata në Zyrat e KKZ-së në Mitrovicën Veriore, në dhjetor të vitit 2022.

Departamenti Special i Gjykatës së Prishtinës ka marrë vendim duke e dënuar Millun Millenkoviq – Llunen me 5 vite dënim me burgim kurse Aleksandër Vllaiq është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 vite.

Të akuzuarit, Dejan Pantiq ju ka ri-cilësuar vepra penale nga kryerja e veprave penale të terrorizmit, në pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm duke e dënuar me dy vite dënim me burgim.

Dhe Miomir Vakiq, është liruar nga akuza pasi nuk është provuar se ka kryer veprën penale.

Kujtojmë që Vllaiq është dënuar edhe për veprën penale të spiunazhit, në një rast tjetër penal, pasi kishte arritur marrëveshje për pranim të fajësisë.

Prezent në shpallje të aktgjykimit nuk kanë qenë të akuzuarit, kurse nga Prokuroria Speciale ka prezentuar, Bekim Kodraliu.

Kujtojmë se të akuzuarit Millun Millenkoviq, i njohur si “Llune” dhe ish-policët Aleksandër Vllajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq ishin deklaruar të pafajshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit