spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq të akuzuar për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës.

Të akuzuar janë Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të dy këta ishin policë në Prishtinë.

Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, të njëjtit kanë kryer edhe krime të tjera te luftës, si maltretime, plaçkitje, tortura, por që nuk jnë përfshirë në këtë aktakuzë.

Rasti i dhunimit seksual ka ndodhur në Kolovicë.E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para syve të burrit të saj, i cili ka qenë dëshmitari kryesor i rastit, dhe deshmia e tij ka qenë kryesore në gjykatë.

Po ashtu, viktimën e kanë dhunuar gjashtë persona, por vetëm këta dy janë identifikuar nga viktima.

Ky është rasti i katërt që ka përfunduar gjykimi, i raportuar dhe përfaqësuar nga Qendra Kosovare e Rehabilitimin të të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Gjykimi është zhvilluar në mungesë, në pamundësi që të njëjtit të arrestohen.

Deri më tani janë janë shpallur tri aktgjykime për dhunim seksual.

Zoran Vukotiq është i denuar me 13 vjet burgom, në rastin tjetër Vukotiq është liruar, dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënua me 15 vjet.

Ndërkaq, ky është rasti i parë për gjykim në mungesë për këtë krim lufte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit