spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Gjendet i vdekur një person në afërsi të punës në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar informacion rreth orës 13:35 për një rast të një personi të vdekur në hapësirat e “Parkut Inovativ” në Prizren.

Personi i gjetur pa shenja jete është një punëtor 55 vjeçar.

Sipas Policisë, të dhënat fillestare tregojnë se i ndjeri ka qenë punëtor në atë park.

“Njësitet relevante policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer të gjitha procedurat hetimore, përfshirë ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të saktë të vdekjes.

Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit