spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Pacolli reagon pas sulmeve:  S’mund të më lëkundni, e lëre më të më thyeni

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila ka qenë cak i sulmeve nga dy persona në raste të ndara, ka reaguar duke thënë se këto sulme nuk e lëkundin.

Ajo ka thënë se këto sulme vijnë si pasojë e raportimeve ndaj saj.

“Po vazhdojnë sulmet. Përsëri një burrë, bjond, i gjatë rreth 1.70 m, në moshë rreth 28–30 vjeç. Ishte bashkë me një grua. Dhunuesit po marrin zemër nga dhunuesit. Isha vetëm. Po hyja në barnatore për të blerë barna, kur një “trim” ndaloi, mendoi se do më frikësonte. Kur pa se nuk po trembem dhe po përballem me të, u largua. Në një moment nxori telefonin. I thashë: “Incizo? Paraqite veten si ‘viktimë’ po deshe sikurse ai dhunuesi i djeshëm”. Ndërsa largoheshin, ajo gruaja shikonte herë pas here prapa. “Trimi” nuk guxonte ta kthente kokën. Kot e keni. Unë jam gru gur. Nuk mund të më lëkundni, e lëre më të më thyni”, ka thënë ajo.

Pacolli është sulmuar edhe  disa ditë më parë nga një person në një lokal në Prishtinë.

I dyshuari ishte shoqëruar në polici.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit