spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Statistika të zhdukura, realitet i manipuluar: Si Kremlini po fsheh të vërtetën për Rusinë

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, regjimi i Vladimir Putinit ka nisur një operacion sistematik të errësimit të informacionit. Jo vetëm propaganda, jo vetëm cenzura, por fshirje e drejtpërdrejtë e statistikave zyrtare. Mbi 700 sete të dhënash publike janë zhdukur nga faqet zyrtare deri në fund të vitit 2024. Nga lindjet, te vdekjet, nga migrimi, te shpenzimet ushtarake, nga pronësia e pasurive, te krimi i brendshëm; shteti rus po ndërton një errësirë statistikore që mbulon realitetin e brendshëm.

Demografia: kur lindjet bien, vdekjet fshihen

Në mars 2025, numri i lindjeve në Rusi ra në një rekord historic; vetëm 3,012 lindje në ditë. Por në vend që të përballen me krizën demografike, autoritetet thjesht hoqën statistikën nga faqja e Rosstat. Nuk ka më të dhëna mujore për lindjet, vdekjet, martesat apo divorcet. As për vdekshmërinë sipas moshës apo gjinisë, sepse ato përdoren për të vlerësuar numrin e rusëve të vrarë në luftë, një shifër që Kremlini e mban sekret.

Migrimi dhe krimi: kur të huajt shpallen rrezik, edhe pa prova

Ministria e Brendshme ndaloi publikimin e statistikave të migrimit dhe krimit që nga vera e 2023. Zyrtarët e lartë, si Aleksandr Bastrykin, vazhdojnë të ndezin ksenofobinë kundër emigrantëve, duke përdorur të dhëna të manipuluara. Por realiteti është ndryshe: emigrantët kryejnë më pak krime se shtetasit rusë. E ndërsa urrejtja nxit politikë, e vërteta censurohet.

Financat dhe lufta: 40% e buxhetit shkon për mbrojtje, por kjo nuk publikohet askund

Shpenzimet e fshehta buxhetore në Rusi kanë arritur rekorde të reja, 3.6 trilion rubla vetëm në tremujorin e parë të 2025-s. Pjesa më e madhe shkon për luftën në Ukrainë, por detajet nuk jepen. As për kontratat shtetërore, as për përfituesit, as për ndërmarrjet që operojnë në “hije”. Transparenca është sakrifikuar për “sigurinë kombëtare”.

Imobilaret: si u zhdukën pallatet e pushtetarëve nga regjistri i pronësisë

Që nga viti 2023, Rosreest, regjistri shtetëror i pasurive, është bërë praktikisht i pakapshëm. Të dhënat e mëparshme që ekspozuan pasuritë luksoze të oligarkëve dhe zyrtarëve, përfshirë vilat e Shoigut dhe Yakuninit, u zhdukën. Pas presionit të FSB-së, shumica e pasurive u regjistruan thjesht si “prona të Federatës Ruse”. Kështu korrupsioni nuk zhduket, vetëm fshihet.

Manipulim i qëllimshëm: nga censi i falsifikuar te varfëria artificialisht e ulët

Për të ruajtur imazhin e stabilitetit, autoritetet ruse kanë ndryshuar edhe mënyrën e llogaritjes së varfërisë, kanë fryrë shifrat për refugjatët ukrainas dhe kanë manipuluar statistikat shëndetësore. Rezultati? Një tablo që nuk përfaqëson realitetin, por një narrativë propagandistike të diktuar nga lart.

Çfarë rrezikon Rusia, dhe pse kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve

Sipas politologes Ekaterina Schulmann, fshehja e të dhënave është tipari kryesor i çdo regjimi autoritar. Një shtet që ndalon shifrat është një shtet që i trembet llogaridhënies, sepse përballja me realitetin është më e rrezikshme se propaganda. Në këtë kuptim, Rusia është kthyer në laboratorin modern të një autokracie digjitale që operon pa fakte, vetëm me narrativë.

Për vendet si Shqipëria, që pretendojnë transparencë, reformë dhe integrim perëndimor, ky model duhet të shërbejë si paralajmërim: demokracia fillon aty ku shifrat janë publike, të pakontrolluara dhe të besueshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit