Një stallë lopësh është përfshirë nga zjarri sot në mesditë në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje të gjësë së gjallë. Si pasojë e flakëve, kanë ngordhur tetë lopë.
Sipas njoftimit zyrtar:
“INCIDENT ZJARRI – Lubizhdë, Prizren / 26.07.2025 – 12:30
Raportohet se është përfshirë nga zjarri një stallë e lopëve, pronë e ankuesit m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë duke tentuar ta shuajnë zjarrin. Si pasojë, tetë lopë kanë ngordhur.”








