Të premtën, më 25 korrik, Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se trupi gjykues në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka marrë një vendim të rëndësishëm për ecurinë e procesit.
Në vendimin e lëshuar, trupi gjykues ka caktuar datën 15 shtator 2025 si momentin kur mbrojtja do të nisë paraqitjen e provave në këtë çështje të ndjeshme.
Megjithatë, sipas njoftimit, kjo datë do të konfirmohet përfundimisht gjatë një konference përgatitore për Mbrojtjen, e cila do të mbahet më 19 gusht 2025.
“Paneli lëshoi gjithashtu edhe urdhra të mëtejshëm në lidhje me aspekte si listat e rishikuara të provave materiale dhe afatet për nxjerrjen e provave”, thuhet në vendimin e lëshuar nga Specialja.
Vendimin e plotë mund ta gjeni KËTU.









