Limaj: VV-ja nuk i ka votat për qeveri, Nisma do të japë kontribut

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka numrat e mjaftueshëm për të formuar qeverinë e re të vendit.

Limaj theksoi se po të ishin votat, do të shihej me kryetarin e Kuvendit.

“Sa muaj u bënë tani, vazhdimisht kam thënë, shumicë qeveritare, nuk ka zgjidhje parciale. Është bërë temë çështja e kryetarit të Kuvendit. Fundamenti i kësaj pune, është mospasja e numrave për qeveri. Përderisa nuk ka numra për qeveri, gjërat kanë mbetur këtu. Po të ishin votat, shumica e qeverisë e zgjedh kryetarin e Kuvendit, demonstrohet votat. VV-së i mungojnë votat. Ne si Nismë kemi qenë, do të kontribuojmë në zgjidhjen në ndërtim të institucioneve. Do të japim kontributin tonë. Mos harroni Nisma ka veç 3 vota,” tha Limaj.

Ai shtoi se situata do të sqarohet nga Gjykata Kushtetuese dhe se është e rëndësishme që të pritet vendimi i saj për të mos penguar funksionimin e institucioneve.

“Nëse shikoni kërkesat, ka ndryshim si nga deputetët, ashtu edhe përfshirja e presidentes. Për ta sqaruar njëherë e mirë, për ta bërë sa më të thjeshtë themelimin e organeve. Gjykata Kushtetuese do ta sqarojë deri në fund pasojën juridike, dhe rrugën që duhet të ndiqet. Ma merr mendja që tani është në interesin e të gjithë neve, pasi sa kohë u bë më, ndoshta për interes të demokracisë, e funksionimit të përhershëm të institucioneve, do të ishte mirë të presim aktgjykimin e Gjykatës. Sipas udhëzimeve, forcat të mobilizohen që të përfundojnë themelojnë institucionet,” theksoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit