Bota e sportit është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së wrestlingut, Hulk Hogan, në moshën 71-vjeçare.
Në lidhje me këtë humbje të madhe ka reaguar edhe djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Jr.
Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), ai shkroi: “U preftë në paqe”.
Postimi është shoqëruar me një selfie të Trump Jr. dhe Hogan, e realizuar gjatë Konventës Kombëtare Republikane të vitit 2024 në Milwaukee, Wisconsin.
Hulk Hogan kishte marrë pjesë në këtë konventë, ku kishte folur në skenë dhe kishte dhënë mbështetjen e tij për fushatën presidenciale të Donald Trump për vitin 2024.






