Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në plazhin e Durrësit

Një tjetër incident i rëndë ka ndodhur në bregdetin shqiptar, ku një turist gjerman ka goditur me një mjet jet ski një pushuese 61-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Durrësit, në zonën e lagjes 13, ku një 22-vjeçar gjerman, me inicialet A.N., ka humbur kontrollin e mjetit dhe aksidentalisht ka përplasur pushuesen S.I., 61 vjeçe.

Policia e Durrësit ka nisur një procedim penal ndaj të riut, banues në Gjermani.

Në lidhje me po të njetën ngjarje është proceduar dhe pronari i mjetit jet ski, 48-vjeçari me inicialet A.T., banues në Durrës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit