spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

E trishtë: Sulmohet seksualisht një 10 vjeçare në Prishtinë, i dyshuari e futi në veturë dhe e preku

Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve e sulmeve seksuale. Këto ngjarje të trishta po ndodhin në shkolla, hapësira publike, kafeteri e qendra të ndryshme gjithandej. Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një prind në Prishtinë, i cili bashkë me të bijën kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Këtë herë, viktimë është një vajzë e moshës 10-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht në fshatin Bërnicë e Poshtme, në afërsi të një restoranti.

I dyshuari, i cili akoma nuk është identifikuar, po dyshohet se e ka futur viktimën fillimisht në një market, gjoja për t’i blerë libra e më pas e ka çuar në veturë.  

Bazuar në informacionet që posedojnë organet e rendit, i dyshuari e ka kërcënuar të miturën që të zhvishet dhe më pas e ka prekur në pjesët intime.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të identifikohet i dyshuari dhe të sigurohet prezenca e tij.  

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit