spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Vdes një 3-vjeçare turiste, rrëshqiti nga duart e babait në topogan uji në Kroaci

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur dje gjatë një pushimi në Kroaci.

Një trevjeçare nga Gjermania ka humbur jetën pas një aksidenti në një tobogan uji në ishullin Rab.

Vajza, e cila ka pësuar një rënie të rëndë nga rrëshqitësi, ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar me helikopter në spitalin universitar të Rijekës. Megjithatë, ajo ka ndërruar jetë pas ndërhyrjes mjekësore të shpejtë.

Sipas dëshmitarëve, vajza po rrëshqiste poshtë rrëshqitëses së ujit në prehrin e babait të saj. Kur i rrëshqiti nga krahët e babait për një moment të shkurtër, ajo ra nga rrëshqitësja dhe u hodh nga një lartësi e madhe në dyshemenë e betonit poshtë.

Media kroate thotë se rasti ka ndodhur në fshatin Lopar derisa autoritetet bënë të ditur se prindërit janë shtetas gjermanë.

Detaje të tjera për moshën dhe identitetin e fëmijës nuk janë publikuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit