Detaje nga pozicioni i NISMA-s në bisedimet me Kurtin në Pejton: Limaj kryetar Kuvendi, asnjë element tjetër

Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, në një intervistë në FRONTAL duke folur për negociatat mes partisë së saj dhe LVV-së, konkretisht bisedat Limaj-Kurti, ka treguar se kërkesa e NISMA-s është që të kontribuojë në Kuvend.

Ajo ka thënë se e vetmja zgjidhje për dalje nga ngërçi është që Fatmir Limaj të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Të largojmë ngërçin politik duke e dhënë kontributin tonë me pjesëmarrje në Kuvend, me z. Limaj kryetar Kuvendi. Kjo është mundësia e daljes nga ngërçi politik. Assesi një element tjetër i përfshirë. Mundësia më e mirë e mundshme”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit