Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se partia e saj i ka dërguar një ofertë kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Para fillimit të seancës së 51-të konstituive të Kuvendit, Haxhiu u pyet nga gazetarët nëse ekziston ndonjë marrëveshje me Limajn, dhe ajo tha shkurt: “Po presim, ia kemi dërguar ofertën”.
Për këtë ofertë kishte folur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, disa ditë më parë në një konferencë për media, duke mos dhënë shumë detaje.






