Afaristi i njohur, Kreshnik Smajlaj nga AAK zyrtarizon kandidaturën për asamblenë komunale të Prishtinës

Kreshnik Smajlaj, një prej afaristëve të suksesshëm në kryeqytet, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit, ku do të garojë si pjesë e listës së AAK-së.

Në të njëjtat zgjedhje, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se Bekë Berisha do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Smajlaj është i njohur në skenën e biznesit në Prishtinë, veçanërisht në sektorin e gastronomisë, me një aktivitet të suksesshëm që nga paslufta.

Përmes një njoftimi publik, ai ka deklaruar se ndjen përkushtim të thellë për qytetin e tij të lindjes dhe synon të japë kontribut konkret përmes pjesëmarrjes në vendimmarrje lokale.

“Do të kandidoj për Asamble në Prishtinë në zgjedhjet e 12 tetorit. Prishtina është jeta ime, vendi ku jam lindur, punoj e jetoj. Këtu kam krijuar familjen, zhvilloj biznesin dhe këtu do të jem sa të kem jetë. Prandaj e ndjej nevojën të jap më shumë për Prishtinën si zë i qytetarëve në Asamble. Bashkë me Bekën kemi në plan shumë punë konkrete. Na duhet përkrahja juaj”, ka shkruar Smajlaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit