“S’ka kthim mbrapa”- Bajqinovci e merr me të mirë Kurtin pasi s’e kandidoi për Prishtinën, i shkon në zyrë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka shkuar në zyrë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që është edhe shef i partisë së të parit.

Bajqinovci ka shpërndarë në ‘Facebook’ dy fotografi nga Zyra e Kryeministrit, me një mbishkrim trimëror.

“Në takim me Kryeministrin. S’ka kthim mbrapa”, ka shkruar Bajqinovci.

Ky reagim vjen në kohën kur Bajqinovci, i cili kishte pretendime për Komunën e Prishtinës, u shfaq si i “hidhëruar” pas kandidimit të Hajrulla Çekut për kryetar të kësaj komune nga radhët e LVV’së.

Bajqinovci është në mesin e zyrtarëve të paktë të LVV’së që, të paktën publikisht, s’kanë shprehur urime për kandidaturën e Çekut në Prishtinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit