Përpjekjet e Rusisë për të përçarë shoqërinë gjermane janë rritur ndjeshëm këtë vit, sipas shefes së kundërzbulimit ushtarak të Gjermanisë, Martina Rosenberg. Ajo thekson se rastet hibride të spiunazhit rus janë rritur ndjeshëm.
“Po flasim për një rritje të ndjeshme të rasteve të spiunazhit dhe masave hibride. asja është më masive dhe gjithashtu më agresive”, tha Martina Rosenberg për agjencinë gjermane të lajmeve DPA .
Numri i rasteve ku dyshohet për përfshirje ruse është dyfishuar gjatë gjysmës së parë të këtij viti, raportoi DPA në intervistën e tyre me Rosenberg, e cila është presidente e Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak ose Militärische Abschirmdienst.
“Nuk është sekret: Si një qendër logjistike për lëvizjet e trupave të NATO-s dhe si një partner aktiv i NATO-s, Gjermania është gjithmonë në radar për shërbimet e huaja të inteligjencës”, shtoi Rosenberg, fjalët e saj duke i bërë jehonë atyre të shefes së spiunazhit të Estonisë të vitit të kaluar.
Kohët e fundit, marina gjermane ka parë operacione sabotimi në bordin e anijeve: kabllo të këputura, vaj në furnizimin me ujë ose shrapnel metalik në një sistem transmisioni.
Që para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022, operacionet e fshehta ruse po zhvilloheshin në Gjermani.
Një gjykatë gjermane dëboi dy diplomatë rusë në vitin 2021 për vrasjen e një qytetari gjeorgjian, për shembull. Shërbimi sekret i Rusisë i gjen rekrutët në internet dhe ata shpesh nuk janë të vetëdijshëm për qëllimin përfundimtar, si adoleshenti ukrainas që shkaktoi një shpërthim në një dyqan Ikea në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, në mars të vitit 2024.










